Neymar është në qendër të vëmendjes në Brazil, që nga momenti kur u zyrtarizua rikthimi i tij te Santosi. Sulmuesi anësor, i cili pati një periudhë të vështirë në futbollin saudit për shkak të lëndimeve, ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me klubin e fëmijërisë, me shpresën për t’u rikthyer në listën e kombëtares braziliane.
Në stërvitjen e tij të parë me Santosin, Neymar nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi ka mbërritur në seancë me helikopterin e tij. Lojtari aterroi në njërën nga fushat e “Qytetit Sportiv” një orë para fillimit të stërvitjes, duke lënë të habitur shumë prej të pranishmëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.