Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Grenell akuzon Albin Kurtin pesë ditë para zgjedhjeve: Mos u mashtroni prej tij!
Lajme

Grenell akuzon Albin Kurtin pesë ditë para zgjedhjeve: Mos u mashtroni prej tij!

Published 04/02/2025
Share
SHARE

Kush del kundër Presidentit Trump do ta ketë të vështirë të jetojë politikisht ose me saktë duhet të ikin vetë, duke njohur autoritetin absolut të Trump. Aq me tepër në Ballkanin Perëndimor, ku interesat amerikane janë të mëdha.

I dërguari i Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka bërë një deklaratë të fortë kundër Albin Kurtit, 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Ndër të tjera ai shprehet se qeveria e Kurtit nuk ka qenë dhe nuk është e besueshme as për administratën e Joe Biden dhe as për atë të Donald Trump.

Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është e rreme.

- Advertisement -

Grenell shprehet se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, dhe kjo për shkak të Kurtit.

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Kështu kanë vepruar edhe BE-ja dhe NATO-ja. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur tani nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka deklaruar Grenell shkruan TCH.,

Përplasjet e Richard Grenell me Albin Kurtin janë të hershme, që gjatë mandatit të parë të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, kur Grenell ishte i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi. Në atë kohë, emisari amerikan deklaronte se marrëveshja mes dy vendeve fqinje ishte e pamundur me Albin Kurtin kryeministër, ndërsa e quante këtë të fundit antiamerikan.

- Advertisement -

Përplasjet e forta me Grenell sollën dhe rrëzimin e Albin Kurtit nga qeveria, në vitin 2020, pas një mocioni nga kundërshtarët politikë, që sipas tij, erdhi për shkak të pazareve për shkëmbim territorial me Serbinë. Rikthimi i Kurtit në pushtet, në shkurt të 2021-shit, rindezi sërish përplasjet e tij me Grenell, por këtë radhë ky i fundit ishte ish-emisar i SHBA në Ballkan.

Këtë 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do të votojnë për Parlamentin e ri të vendit, dhe si rrjedhojë edhe partinë qeverisëse për 4 vitet e ardhshme, ku Albin Kurti kërkon një tjetër mandat qeverisës, e ndërkohë Richard Grenell është rikthyer në kabinetin e Presidentit Trump, si i dërguar për Misione të Posaçme.

KosPress Portal 04/02/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025
Lajme

Konfirmohet një vdekje në Prishtinë nga Policia

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?