Shkruan: Albulena Krasniqi
E pashë zotin dje, dhe u ekzaltova nga hirësia e tij.
Atëherë kur nuk besoja në të besueshmen, ai foli me mua.
U sinkronizua në mua vepra e madhështisë me mbinjeriun.
U përballa me të tashmen ekzistenciale dhe pluhuri i magjisë preku dorën time atëherë kur fort po e prekte token e s’po ndjente asgjë.
E pashë zotin dje, tek u personifikua në një njeri dhe më përqafonte me hirësi. Atëherë kur dora e njeriut po e prekte timen, sepse edhe unë veç njeri jam tek e fundit, në mos ndjefsha tani, kam ndjerë dikur dhe askush s’më garanton procesin e mosndjerjes në të ardhmen e afërt!
U kapa fort në atë krahë njeriu, që më ngjau shkëmb i ndërdijes sime, dhe flaka tutje dhimbjen që më mbante gjallë sa kohë!
E pashë zotin dje, si reflektim i asaj që mu mësua përherë; mirësisë së pakufishme dhe shpresës.
Po ndihem e rëndomtë krahas së pavdekshmes universale.
Po marrë frymë dhe po nuhas pluralitetin e saj.
Sa eksplicizëm po vërshon në mua ambienti i së tanishmes në relacion me të kaluarën, në kuadro të së ardhmes abstrakte!
E pashë zotin dje, kur më mori me vete edhe njëherë, sepse jam e vogël, por i madhërishmi e personifikon forcën mbi unitetin!