Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka hyrë në Qeverinë e Kosovës ku po zhvillon takim me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi në Qeverinë e Kosovës është i mbyllur për media.
Siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, në Kosovë ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve mes
Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit te ligjit si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energetike.