Nga sot pasaporta e Republikës së Kosovës njihet zyrtarisht edhe nga shteti i Armenisë. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
“Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet. Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar ai në Facebook.