Kylian Mbappé, sulmuesi i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, ishte i përfshirë në një hetim mbi akuzat për ngacmim dhe sulm seksual, incident i pretenduar nga ankuesja se ndodhën në një hotel në qendër të Stokholmit më 10 tetor.
Sidoqoftë, hetimi është mbyllur pasi autoritetet suedeze njoftuan se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i mbështetur akuzat.
Prokurorja Marina Chirakova, në një intervistë për gazetën “Aftonbladet”, shpjegoi se hetimi ishte ndërmarrë me masat e zakonshme për një rast të tillë, përfshirë intervistime dhe hetime teknike, por nuk u arrit të provohej ndonjë krim. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë koment nga ana e vajzës që i kishte bërë akuzat kundër Mbappé.
Hetimi u mbyll pas analizës së provave të grumbulluara dhe nuk ka pasur asnjë rezultat që të mbështeste akuzat për ngacmim ose sulm seksual.
- Advertisement -
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.