Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas njoftimit të gjykatës, Rexhepi do ta nisë mandatin më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka – Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion.
Gjyqtari Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i gjykatës në përbërjen e re.
Gjyqtarët emërohen nga presidenti i shtetit, me propozim të Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.
Ndërsa pozita e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tri vjet.
- Advertisement -
Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.