Tre gola dhe tre asist, Martin Odegaard shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor – dhjetor në Premier League.
Kapiteni i Arsenalit udhëhoqi skuadrën para dhe pas Botërorit. Fillimisht 24-vjeçari i dhuroi “topçinjve” fitoren me dy golat e tij përballë Wolverhampton, ndërsa në rikthimin menjëherë pas Kupës së Botës në sfidën e parë përballë West Ham, Odegaard dhuroi dy asist për golat e Saka dhe Nketiah.
Përsëri norvegjezi ishte vendimtar në fitoren 2-4 përballë Brighton, ku fillimisht realizoi golin e dytë të sfidës dhe asistoi për Martinellin në golin e katërt.
24-vjeçari behët norvegjezi i dytë që shpallet lojtari i muajit në Premier League, pas Haaland që mori trofeun në gusht.
- Advertisement -
Pas marrjes së çmimit Odegaard deklaroi se ndihet i lumtur për fitimin e çmimit, duke falënderuar edhe shokët e ekipit.