Leo Messi (37 vjeç) është ylli më i madh që Barça ka pasur, krenaria e vërtetë e “La Masia”. Prandaj, ai është një nga referencat më të mëdha për tifozët blaugrana. Tani, që përkon me 125-vjetorin e klubit ku preku lavdinë, ai u përgjigj pyetjeve të “Mundo Deportivo” lidhur me momentet dhe personazhet më të spikatur në historinë e entitetit katalanas.
Një Messi që mund të flasë me njohuri për faktet, sepse ishte i lidhur me Barcelonën për 21 vite, që nga mosha 13 vjeç, kur mbërriti në futbollin e të rinjve, deri në moshën 34 vjeç, kur iu desh të largohej, sepse bordi aktual nuk e rinovoi kontratën e tij.
Cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje kur shihni se Barcelona mbush 125 vjeç?
Shumë gjëra, por me siguri gjëja e parë që më vjen në mendje janë kujtimet e shumta të bukura të gjithë kohës që kam kaluar në klubin më të mirë në botë.
- Advertisement -
Cilat janë për Messin momentet më të rëndësishme të klubit?
Epo, ka pasur momente që nuk i kam jetuar, por e di që kanë qenë shumë të rëndësishme, si themelimi i klubit nga Gamper apo ndërtimi i “Camp Nou”. Pastaj, epoka e Cruyff si lojtar, Kupa e parë Europiane në ‘Wembley’ me të si trajner në vitin 1992… Nga ato që kam përjetuar, sigurisht epoka e Pep (Guardiola) si trajner, Ronaldinho, Champions League 2005-2006, tripleta me Luis Enrique.
Dhe kush janë, përveç jush, personazhet më të rëndësishëm në historinë e klubit?
Ufff, ka shumë, dhe jam i sigurt se nëse filloj të përmend emrat do të harroj disa. Ky është një klub që ka spikatur gjithmonë për lojtarët dhe trajnerët më të mirë në botë. Yjet e mëdhenj të futbollit kanë dashur gjithmonë të vinin dhe të ishin te Barça: nga Johan Cruyff, përmes Puyi, Andrés Iniesta, Xavi, dy Luis Suarez, Hristo (Stoichkov), Pep (Guardiola) si lojtar dhe më vonë si trajner, Ronnie, Rijkaard, Diego (Maradona), i cili megjithëse ishte atje vetëm për një kohë të shkurtër, pati ndikim të madh, Koeman me golin e ‘Wembley’ në Kupën e parë Europiane… Kam dëgjuar shumë edhe për Césari, Kubala. Jam i sigurt se po harroj shumë njerëz të rëndësishëm.
Nga të gjitha përvojat tuaja si “culé”, cilën e mbani mend më me dashuri?
- Advertisement -
E vërteta është se ka pasur shumë momente të veçanta. Ajo që mbaj mend më shumë janë titujt kolektivë që arritëm: viti i ‘sextetes’ (6 trofeve sezonalë), gjithashtu ato momente jo aq të mira në të cilat arritëm ta kthenim situatën. Kanë qenë shumë momente të veçanta dhe i kam shijuar pa masë.
Cila figurë historike e klubit ka pasur më shumë ndikim tek ju?
Mendoj se janë dy, që më kanë shënjuar shumë për arsye të ndryshme. Pep, sepse e kam pasur si trajner për shumë vite dhe kemi arritur gjëra të pabesueshme, që nuk do t’i kishim imagjinuar kurrë. Edhe Ronaldinho, mënyra se si më priti, si më ndihmoi në momentet e para në ekipin e parë. Mbaj mend gjithashtu shumë Andrés (Iniesta) dhe Xavi si shokë skuadre, tre të tjerë që luajnë me mua këtu në Miami (Busquets, Alba dhe Suárez), të cilët janë gjithashtu miq. Dhe sigurisht një përmendje e veçantë për Tito Vilanovën, që na mungon shumë.
- Advertisement -
A keni një dëshirë për klubin në këto kohë të historisë së tij?
Shpresoj që klubi të kthehet në atë që ka qenë gjithmonë. Përveçse një referencë botërore, që nuk ka reshtur së qeni i tillë, uroj të luftojë gjithmonë për të fituar tituj deri në fund të çdo sezoni. Si lojtar i Barçës, nuk mund të kënaqesh kurrë të jesh i dyti ose të mos fitosh, sepse anëtarët dhe tifozët kërkojnë më shumë nga ti. Të jesh klubi më i mirë në botë ka kërkesa shumë të mëdha. Do të më pëlqente ta shihja Barçën të fitonte La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve. Në vitet kur nuk mundesh për trofe, të paktën të konkurrojë deri në momentin e fundit.
Çfarë mesazhi do t’iu dërgonit tifozëve katalanas?
Më mungojnë shumë, shpresoj që së shpejti të shihemi sërish. Ju them të ndihen krenarë që janë pjesë e klubit më të mirë në botë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.