Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim në zyrë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
RTKlive merr vesh se takimi vjen pas sulmit terrorist në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit.
Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor dhe lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.