Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Krerët e UÇK-së dërgojnë letër gjyqtarëve, kërkojnë trajtim të drejtë pa ndikim nga Prokuroria
Lajme

Krerët e UÇK-së dërgojnë letër gjyqtarëve, kërkojnë trajtim të drejtë pa ndikim nga Prokuroria

Published 26/11/2024
Share
SHARE

Me një gjuhë të ashpër si asnjëherë më parë deri më sot, drejt gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në Hagë, është dërguar një letër mbi rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dokumenti që posedon Klan Kosova, thotë se mbrojtja e katërshes së UÇK-së, ka kërkuar nga gjyqtarët që të jenë të paanshëm dhe të mos mbështesin Prokurorinë, duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës në këtë rast, transmeton klankosova.tv.

”Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit (“Mbrojtja”) kërkon që Paneli Gjyqësor të ndërmarrë hapa për të siguruar dukshmërinë e paanshmërisë dhe për të kufizuar dëmimin ndaj mbrojtjes gjatë pyetjeve gjyqësore”.

Tutje kërkesa flet për rrezikshmërinë dhe dëmet që janë të dukshme për mbrojtjen e ish-krerëve.

- Advertisement -

”Pyetjet gjyqësore të papenguara ndaj dëshmitarëve, gjatë këtyre procedurave dhe në veçanti gjatë periudhës së bllokut të provave nga 21 Tetori 2024 deri më 7 Nëntor 2024, po rrezikojnë dukshmërinë e paanshmërisë në këto procedura dhe po shkaktojnë dëm të identifikueshëm për mbrojtjen”.

Derisa specifikohet ankesa e mbrojtjes se gjyqtari kryen detyra që s’u takon.

”Për më tepër, nuk është detyrë e Gjyqtarit të Gjykatës të angazhohet në hetimin prokurorial të çështjes; detyra e një Dhomë Gjyqësore për të zbuluar të vërtetën është e kufizuar në provat që paraqiten para Dhomës”.

Sipas tyre në këtë situatë hetimi prokurorial, tejkalon rolin e duhur të një gjyqtari gjatë procedurave gjyqësore, transmeton klankosova.tv.

Më vonë në kërkesën e tyre, mbrojtja madje e konsideron situatën e krijuar, çekuilibër bruto duke dhënë arsyet si vijon:

- Advertisement -

”Ky çekuilibër bruto është në kundërshtim me të drejtën themelore të të akuzuarit për një gjykatë të pavarur dhe të paanshme, si dhe me detyrimin etik të çdo anëtari të Panelit jo vetëm që të jetë subjektivisht i paanshëm kur bën pyetje, por edhe të jetë me mirëbesim”.

”Për më tepër, këto statistika tregojnë se Prokuroria nuk i percepton pyetjet e gjyqtarëve si sfiduese të çështjes së Prokurorisë në asnjë mënyrë, ndërsa Mbrojtja në masë dërrmuese i percepton pyetjet e gjyqtarëve që cenojnë prezumimin e pafajësisë së të Akuzuarit”.

Letra përmend po ashtu disa prej argumenteve për shkelje të të drejtave të të akuzuarit.

- Advertisement -

”Mënyra dërrmuese e njëanshme në të cilën është kryer marrja në pyetje gjyqësore në këtë gjykim ka krijuar vetë “kuptimin e njëanshmërisë” që Kolegji i Apelit e citoi shprehimisht si kufizim në marrjen në pyetje gjyqësore, dhe ka shkelur të drejtat e të akuzuarit për një të pavarur dhe gjykata e paanshme”.

Kjo shënon edhe konfirmimin zyrtar se katërshja e UÇK-së kundërshton haptazi, mënyrën e procesit të marrjes në pyetje gjatë gjykimit.

Ndaj kërkohet që Paneli të shfaq mirëkuptim dhe t’i marrë parasysh kundërshtitë e të të akuzuarve, dhe të përfshijnë në proces edhe një pikë tjetër.

”Hapat e tillë duhet të përfshijnë: Bërja e pyetjeve që sfidojnë rastin e Prokurorisë”.

KosPress Portal 26/11/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?