Nuk ka kaluar as një muaj prej kur Rodri i Manchester Cityt e fitoi “Topin e artë”.
Për këtë çmim kryesor në karrierën individuale të futbollistëve, faqja e njohur Goal.com i ka renditur favoritët e mundshëm për vitin e ardshëm 2025.
Sipas kësaj faqe, momentalisht vendin e parë e ka Mohamed Salah.
Pas tij, vjen Robert Lewandowski, kurse vendin e tretë në këtë renditje e zë bashkëlojtari i polakut, Raphinha.
- Advertisement -
Kurse, në vendin e katërt është Vinicius, i cili sivjet u rendit i dyti në Ball d’or këtë vit.
Vendin e pestë e ka zënë Jamal Musiala, i Bayern Munchenit.
Yamal, Haaland, Kane e Gyokeres zënë pozitat e tjera.
Ndërsa, i 10-ti për momentin në këtë listë edhe Kylian Mbappe, i cili nuk është në formën e tij më të mirë.
Deri atëherë kjo renditje mund të ndryshojë dhe ende nuk dihet se cili mund ta ‘rrëmbejë’ këtë trofe të çmuar.