Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila hapjen e ambasadës e quajti hap historik.
“Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gërvalla, njofton Klankosova.tv.
“Sot, një hap historik në Bogota, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, është postimi i plotë i ministres në rrjetin social “X”.