Real Madridi është treguar skuadër e fortë në duel me Leganes.
Kampionët në fuqi të Spanjës, kanë triumfuar në udhëtim duke mundur Leganes, me rezultat 0-3, të dielën në kuadër të La Ligës.
Sulmuesi francez Kylian Mbappe (43), hap serinë e golave duke kaluar Realin në epërsi prej 0-1.
Në pjesën e dytë, Reali ishte edhe më bindëse. Kapiteni Federico Valverde me një supergol nga gjuajtja e lirë e dyfishoi epërsinë (66’).
- Advertisement -
Ndërsa, ishte Jude Bellingham që e vulosi fitoren, ku shënoi me kokë pas një topi të kthyer (85’).
Pas kësaj fitore, Reali ka 30 pikë, katër më pak se Barcelona, por me një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Leganes qëndron në pozitën e 14-të me 14 sosh.