Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi u shpreh se në këtë ditëlindje të këtij institucioni është mirënjohës për shërbimin dinjitoz të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Mirënjohje për shërbimin dinjitoz që keni bërë e po bëni për rendin e sigurinë publike, për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besuara në vend dhe pavarësisht se krahasimet me të shkuarën janë si nata me ditën, sot është koha që ne të matemi më të ardhmen dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal.