Në qoftë se kompania kineze e makinave Xpeng AeroHT ia del në projektin e saj, së shpejti mund të udhëtojmë me makina fluturuese.
Prodhuesi i makinave elektrike zbuloi dy modele revolucionare të automjeteve fluturuese.
Xpeng X2 përfundoi testin e parë publik në Dubai. Automjeti pa pilot me dy vende u ngrit nga Skydive Dubai në ditën e hapjes së Gitex Global Technology Expo.
Fluturimi inaugurues i X2 zgjati vetëm 90 sekonda. Eventi u pa nga qindra pjesëmarrës dhe zyrtarë të konferencës.
- Advertisement -
“X2 “në forme loti” është e pajisur me një motor elektrik dhe nuk prodhon emetime karboni.
Ai është i programuar që të fluturojë në mënyrë autonome dhe mund të udhëtojë me një shpejtësi deri në 80 milje në orë (129 km në orë).
Tetë helikat e X2-shit—dy në çdo cep të automjetit – mundësojnë uljen dhe ngritjen vertikale.
Xpeng AeroHT nuk është kompania e vetme e makinave që zhvillon makina fluturuese. Mbi 500 kompani janë duke punuar në këtë përpjekje.
- Advertisement -
Edhe më mirë, rreth dy duzina modele janë aktualisht në faza testimi! Me këtë ritëm, e ardhmja e automjeteve fluturuese duket sigurisht premtuese. /er.do./