Kosova mirë e nisi ndeshjen me Lituaninë, dhe ashtu edhe e përfundoi.
Dardanët i mundën mysafirët me rezultat 1-0.
Goli i vetëm i shënuar gjatë ndeshjes, u realizua nga Muharrem Jashari, në minutën e pestë.
Golashënuesi u ndëshkua me karton të kuq shumë pak para përfundimit të pjesës së parë, raporton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Në këtë përballje e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mungoi kapiteni Amir Rrahmani, dhe qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova, pasi janë suspenduar nga trajneri Franco Foda.
Me fitoren e sotme, Kosova tashmë arriti të grumbullojë gjithsej 12 pikë, ndërsa Lituania ka zero sosh.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.