Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Amerikanët sot votojnë për presidentin e ri
Lajme

Amerikanët sot votojnë për presidentin e ri

Published 05/11/2024
Share
SHARE

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikes sot mbahen zgjedhjet presidenciale. Amerikanët do të votojnë për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme

Miliona qytetarë amerikanë drejtohen sot drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur Presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në garë janë demokratja, Kamala Harris dhe republikanit, Donald Trump.

Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e që sot mbahen në SHBA.

Hapja e qendrave të votimit ndryshon nga shteti në shtet por përgjithësisht hapja e tyre nis nga ora 06:00-07:00 e mëngjesit, dhe mbyllja fillon rreth orës 19:00 me orën lokale të çdo shteti. Janë rreth 186.5 milionë amerikanë të cilët kanë të drejtë të votojnë, por votimet kanë kohë që kanë nisur, pasi shumë shtete zgjedhësve iu ofrojnë mundësinë për të votuar më herët se data zyrtare e presidencialeve.

- Advertisement -

Dy kandidatët mbajtën tubime elektorale në këndin juglindor të Pensilvanisë. Zoti Trump bëri fushatë në Reding, rreth 48 kilometra larg qytetit të Allentaunit, ku demokratja Harris mbajti një fjalim rreth gjysmë ore më vonë.

Kurse, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dje ka ndarë një mesazh për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre.

Ai shtoi se çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarët.

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë”.

”Ato u japin qytetarëve mundësinë e rëndësishme për të luajtur rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”, ka theksuar ambasadori.

- Advertisement -

KosPress Portal 05/11/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?