Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me ministrin e Mbrotjes po qëndrojnë në një vizitë në Doha të Katarit. Ata kanë vizituar ekspozitën dhe konferencën Globale të Milipolit për Atdheun dhe Sigurinë Publike.
“Në Doha, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.