Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Guterres: Potenciali për përshkallëzim në veri vazhdon
Lajme

Guterres: Potenciali për përshkallëzim në veri vazhdon

Published 25/10/2024
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka hartuar një raport në lidhje me situatën e përgjithshme në Kosovë.

Në raportin e publikuar rishtazi, përqendrimi është te pjesa veriore e vendit dhe situatës së sigurisë atje.

Guterres thotë se “atmosfera në Kosovën veriore mbetet e tensionuar dhe potenciali për përshkallëzim vazhdon”, raporton Klankosova.tv.

Ai u ka bërë thirrje palëve të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese.

- Advertisement -

Shefi i OKB-së ka kritikuar edhe, siç thuhet, “veprimet e njëanshme”, ndër të cilat përmend mbylljen e institucioneve të financuara nga Serbia dhe hapat drejt rihapjes së urës së Mitrovicës, si dhe kufizimet ndaj mallrave serbe dhe zbatimi i rregullores së re për përdorim të valutave.

Këto veprime, Guterres thotë se “rrisin tensionet dhe gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe midis komuniteteve dhe institucioneve”.

“Veprime të tilla jo vetëm që prishin jetën e përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike të të prekurve, por gjithashtu rrezikojnë përparimin dhe stabilitetin kolektiv që janë thelbësore për një të ardhme paqësore dhe të begatë të përbashkët nga të gjithë”, ka thënë Guterres në këtë raport, mes tjerash.

Ai ka bërë thirrje që të ketë pjesëmarrje më të madhe dhe kuptimplotë të grave përfaqësuese në dialog.

Për më tepër, kreu i OKB-së ka bërë thirrje për udhëheqje të përgjegjshme që i jep prioritet mirëqenies dhe të drejtave të njeriut të të gjithë njerëzve në Kosovë.

- Advertisement -

“Është e rëndësishme që veprimet e liderëve politikë të reflektojnë një përkushtim për të adresuar nevojat dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve”, potencon ai.

Në raport, Guterres përmend edhe shqetësimet nga komunitetet joshumicë “mbi veprimet e mundshme që prekin institucionet arsimore dhe shëndetësore të drejtuara nga Serbia, pas mbylljes së institucioneve që ofrojnë shërbime thelbësore”. Ai tha se këto shqetësime duhet të adresohen plotësisht.

Sipas tij, mbrojtja e të drejtave ekonomike dhe sociale të komuniteteve joshumicë, duke përfshirë edhe më të cenuarit, është jetike, raporton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Prandaj, nevoja për rinovim të ndërtimit të besimit dhe angazhimit ndërkomunitar është një prioritet urgjent” për UNMIK-un.

Veç këtyre çështjeve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka trajtuar edhe rastin e Banjskës, i ndodhur 24 shtatorin e vitit të kaluar.

Këtë agresion, Guterres e quan “incident të rëndë të sigurisë”, teksa thotë se ky rast “nënvizon nevojën urgjente që të gjitha palët të bashkëpunojnë në ndjekjen e drejtësisë”.

“Trajtimi i incidenteve të tilla në mënyrë transparente dhe efektive është thelbësor për rivendosjen e besimit dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë”, potencon ai në raport.

Ndër të tjera, Guterres thotë se zbatimi i ligjit, veçanërisht në lidhje me arrestimet, ndalimet dhe të drejtat pronësore, është thelbësore që të kryhet me respekt të plotë të kornizës ligjore të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Po ashtu, ai thotë se duhet të ruhet integriteti dhe paanshmëria e institucioneve të sundimit të ligjit.

Për progresin në zgjidhjen e fatit të të zhdukurve, shefi i OKB-së thotë se “është i lavdërueshëm dhe inkurajohet përshpejtimi i këtyre përpjekjeve”.

“Të dyja palët duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të zbatuar dispozitat e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të miratuar nga Prishtina dhe Beogradi më 2 maj, si pjesë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Po ashtu, Antonio Guterres e ka mirëpritur regjistrimin zyrtar të pronës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016. /Klankosova.tv

KosPress Portal 25/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale
Sport 28/05/2025
Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje
Lajme 28/05/2025
Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”
Sport 28/05/2025
Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë
Lajme 28/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje

28/05/2025
Lajme

Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë

28/05/2025
Lajme

Partia Demokratike e Kosovës thërret konferencë për media

28/05/2025
Lajme

Administrata Trump vendos kufizime të reja për vizat studentore

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?