I rikthyer në bordin mbikëqyrës të Bayernit që nga korriku i vitit 2023, Karl-Heinz Rummenigge foli edhe për të ardhmen e simbolit bavarez, Manuel Neuer, në një intervistë të gjatë ekskluzive për “Kicker”, duke shkaktuar gjithashtu habi me disa deklarata.
I pyetur nëse kontrata e Neuer do të rinovohet, menaxheri i Bayernit u përgjigj: “Nuk e di, por të gjithë në klub e dinë se çfarë rëndësie ka ai për Bayern Munich. Më duket pothuajse e habitshme se sa shpejt u kthye në lojën e Pep Guardiolës, ai po bën mirë”.
Sipas informacioneve të “Sport Bild”, pesë herë portieri më i mirë në botë dëshiron ta vazhdojë sërish kontratën me bavarezët, të luajë deri në vitin 2026. Sidoqoftë, nuk ka asnjë nxitim nga ana e klubit nga “Allianz Arena”. Bisedimet me Neuer nuk do të zhvillohen deri në pranverën e ardhshme. Nga këndvështrimi i Neuer, qëllimi duket i qartë: ta vazhdojë karrierën edhe në sezonin 2025-2026.
Edhe në rast se Neuer largohet kur kontrata e tij të skadojë, vitin e ardhshëm, Bayern Munich tashmë është i mbuluar në portë. Në verë, Alexander Nübel (28 vjeç) nënshkroi kontratë të re 5-vjeçare me bavarezët. Dëshmi kjo që tregon se sa shumë beson klubi në cilësitë e tij të tanishme dhe të ardhshme.