Manchester United ka rënë dakord me Besiktas ta finalizojë një marrëveshje huazimi për sulmuesin Wout Weghorst, me një paketë kompensimi që raportohet të jetë 2.7 milion euro.
Reprezentuesi holandez u transferua në Turqi në një marrëveshje huazimi për një sezon në korrik të vitit 2022, me Burnley-n që lejoi frontmenin 30-vjeçar të largohej nga Turf Moor pasi pësoi rënie nga Premier League. Weghorst tani është në prag të kthimit në futbollin anglez deri në fund të sezonit aktual pritet ti bashkohet Manchester United. (Kospress)