Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës në veri.
Në një postim në Facebook, Sveçla bën të ditur se aksioni rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona.
Tutje, në postimin me disa fotografi, ministri thotë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona.
Postimi i plotë: