Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > IKSHPK: Uji i Liqenit të Badocit nuk pihet!
Lajme

IKSHPK: Uji i Liqenit të Badocit nuk pihet!

Published 07/10/2024
Share
SHARE

Shkalla e manganit në ujin e Liqenit të Badocit ka rënë, por pamjaftueshëm që ai të përdoret për pije, ka thënë të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK). IKSHPK-ja tha në një shkrim në Facebook se ka vazhduar vëzhgimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, i cili vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të manganit javën e kaluar.

“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundjavës, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, tha IKSHPK-ja.

IKSHPK-ja tha se udhëzimi i saj nga java e kaluar që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije – por vetëm për pastrim – mbetet në fuqi derisa të bjerë vlera e manganit nën shkallën e lejuar. Edhe vitin e kaluar, IKSHPK kishte udhëzur mospërdorimin për pije të ujit nga ky liqen, për shkak të ngritjes së vlerave të manganit.

Ajo tha se ekipet e saj do të vazhdojnë të mbikëqyrin ujin e pijes nga Liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim. Ekspertët kanë thënë se rritja e niveleve të manganit ndodh zakonisht kur ndërrohen stinët.

- Advertisement -

Mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin e inflamacionit.

Por, kur sasia teprohet, sikurse me gjithçka tjetër, e mira bëhet e dëmshme. Uji i liqenit të Badocit, dhe ai i liqenit të Batllavës, përdoren për pije në rajonin e Prishtinës. Eksperti për ujërat, Skendër Bublaku, i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit – i krijuar në vitet ’60 – është rezultat i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë.

“Fillimisht, ajo është një zonë relativisht e pasur me minerale. Liqeni e ka pasur një problem teknik prej fillimit, marrja e ujit bëhet relativisht ulët, afër fundit të liqenit. Dhe, kjo e bën gjithmonë problematike prezencën e metaleve në tokë, në krahasim me liqenet e tjera”./ REL

KosPress Portal 07/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?