Pesë lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë janë të lirë dhe në pritje të ofertave për të ju bashkuar ndonjë skuadre.
Disa prej lojtarëve kanë qenë edhe në kontakte me klube si brenda dhe jashtë Shqipërisë, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.
Nga porta deri në sulm, për çdo repart ka nga një kuqezi të lirë.
Gentian Selmani pak ditë më parë ndërpreu kontratën me ekipin turk të Bolusporit.
- Advertisement -
Ndërsa, Balaj këtë sezon e nisi me Keçiorenguçunë në nivelin e dytë të Turqisë, ndërkohë që prej 27 dhjetorit ai është lojtar i lirë. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë në bisedime me Partizanin, por gjithashtu është përfolur edhe për një kalim te Shkëndija e Tetovës.
Kristal Abazajn që të shfaqte potencialin e tij në arenën evropiane por lëndimet nuk e lejuan të shkëlqejë edhe më tutje.
Mbrojtësi i kombëtares Trashi, i cili numëron 15 ndeshje me përfaqësuesen, është një lojtar pa skuadër. Pak ditë në parë bashkëpunimi mes tij dhe Al Qadsias në Kuvajt u ndërpre. Për anësorin e majtë një mundësi është Partizani.
Grezda vazhdon të mos gjejë rehati. I harruar nga kuqezinjtë, por 12 ndeshje mbi shpinë, mesfushori është i lirë sërish pasi është larguar nga Manisa në Turqi.
Dhe lojtari i fundit pa ekip është edhe Qose që prej muajit gusht ai është një futbollist pa ekip. Plzen i ndërpreu kontratën për arsye disiplinore.