Derbi i parë i Stambollit ishte humbje totale për José Mourinhon. Fenerbahçe e tij humbi 3-1 kundër Galatasaray të Osimhen dhe Mertens, por sikur të mos mjaftonte poshtërimi në fushë, edhe poshtërimi jashtë fushës mbërriti menjëherë.
Faqja zyrtare e Galatasaray nuk hezitoi të publikonte një foto-montazh të “Special One”, të cilin e kishte “pagëzuar” si qaraman (“The Crying One”). Kur situata është e vështirë, trajneri portugez bëhet i akullt dhe ai që e pagoi çmimin ishte një gazetar, i cili u përpoq t’i bënte një pyetje në turqisht.
Humbja ishte e vështirë për t’u tretur dhe në fund të ndeshjes, Mourinho vendosi të mos dilte në konferencën për shtyp. Megjithatë, mes shtypit turk ishin fshehur disa gazetarë, të cilët nuk mund t’i rezistonin tundimit për t’i bërë një pyetje, pavarësisht heshtjes së tij. Një gazetar ka qëndruar në dalje të stadiumit për ta ndaluar, por është ngrirë në vend nga shumë pak fjalë të trajnerit.
Djaloshi, i cili punon për “Beyaz TV”, e ndaloi trajnerin portugez ndërsa kalonte nëpër zonën e përzier dhe nuk priste që të merrte atë trajtim. Momentet e para të sikletit u shfaqën për shkak të keqkuptimeve gjuhësore. Gazetari nuk dinte anglisht dhe Mourinho mundohej ta kuptonte. “A je i sigurt që je gazetar?” – e pyeti, ndërsa nga ana tjetër u përpoq “të përtypte” disa fjalë në një gjuhë që nuk e flet.
- Advertisement -
Për të komunikuar me trajnerin, korrespondenti u përpoq t’i përkthente pyetjet e tij përmes një aplikacioni në celular, duke ia drejtuar ato Mourinhos së vrenjtur dukshëm. Në atë moment, “Special One” e humbi durimin dhe para se të largohej, e shikoi vëngër dhe i bëri vetëm një pyetje: “A e ke seriozisht apo po bën shaka?”
Ajo që e dënoi gazetarin nuk ishte pyetja e bërë në turqisht apo përkthimi, që ai u përpoq të bënte në atë kohë, por tema e ngritur me Mourinhon. Me shumë vështirësi, korrespondenti i televizionit turk kërkoi mendimin e tij për ngacmimet që Galatasaray publikoi në të gjitha rrjetet sociale, pas përfundimit të ndeshjes.
Melih Gökçek’in kanalı Beyaz TV’nin muhabiri, Jose Mourinho’ya translate ile soru sormaya çalıştı.
Mourinho ise muhabire, ‘Sen gazeteci olduğuna emin misin?’ Cevabı verdi ve yoluna devam etti.
Muhabir Beyaz TV’nin adını da çevirdi. ‘White Channel’pic.twitter.com/AP3b2OmOb6
- Advertisement -
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) September 21, 2024
Llogaria e skuadrës turke publikoi një fotomontazh të një libri, me Mourinhon në kopertinë, shoqëruar me titullin “The Crying One”. Pra, e kishte tallur me pikën e tij të dobët, duke i shtrembëruar pseudonimin që mban prej një kohe të gjatë “Special One”.