Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24, duke folur për tensionet e fundit në Kosovë dhe kërcënimet e Vuçiç tha se Prishtina në këto momente ka nevojë për mbështetje të madhe.
Burimi theksoi se Shqipëria nuk duhet të heshtë. Ai shtoi se nuk sheh as sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Në fjalën e tij, Burimi vlerësoi se shqiptarët duhet të dinë ta mbrojnë veten.
Genc Burimi: Situata në veriun e Kosovës është e ndërlikuar. Serbia është në prag të vendosjes të regjimit të detyrueshëm ushtarak. Kosovës i duhet një mbështetje e madhe. Nuk shoh sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Serbia ka vendosur sot ta kriminalizojë të gjithë Kosovën. I bie që rrezikon që edhe Kurtit mund t’i vendosin prangat.
- Advertisement -
Kryeministri shqiptar Rama po hesht shumë për këtë çështje. Shqipëria nuk duhet të heshtë. Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk është e mbrojtur ndërkombëtarisht. Serbia sot është shumë afër Rusisë. Serbia kërkon ta marrë Kosovën me luftë, pasi ka përforcuar edhe armatimin e vet. Duhet të mbrojmë veten.