Kina përsëri kërcenon Tajvanin dhe ka paralajmëruar se politika e tyre që ndërveprojnë me ishullin vetëqeverisës, po “luajnë me zjarr”.
Zëdhënësi i Zyrës së Kinës për Çështje të Tajvanit tha se shteti ka përsëritur përkushtimin se “do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe se “do të prishë planet për pavarësinë e Tajvanit”. Ky ishull vetëqeverisës është ndarë nga Kina më 1949.
“Mbështetja dashakeqe për pavarësinë e Tajvanit midis elementeve anti-Kinë në disa shtete të huaja, është një provokim i qëllimshëm”, tha Ma Xiaoguang gjatë një konference për media.
Kina e sheh Tajvanin si pjesë të saj dhe thotë se duhet të jetë nën kontrollin e Pekinit. Për të arritur këtë qëllim, Kina nuk ka përjashtuar as përdorimin e forcës.