Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozim/vendimin për emërimin e Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan portali rajoni.org
Ministri Maqëdonci në mbledhjen e qeverisë tha se nga procesi i rekrutimit për pozitën e sekretarit të përgjithshëm, komisioni rekrutues ka bërë një punë profesionale në përzgjedhjen e kandidatit.
Kujtojmë që fillimisht ai në vitin e kaluar, ai ishte emëruar UD i sekretarit.
Ndryshe, para pozitës që aktualisht është emëruar, Dugolli ka mbajtur pozitën e shefit i njësisë së protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.
- Advertisement -
Enver Dugolli është anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky komision mbikëqyr edhe punën e Ministrisë së Mbrojtjes.