Nenad Rashiq tregoi se çfarë njeriu me dy fytyra është kur bëhet fjalë për tentim-vrasjen e një djali në Strpac në ditën e Krishtlindjeve. Ky sulm i paprovokuar i armatosur ndaj fëmijëve të pafajshëm, në festën më të gëzueshme krishtere, Rashiq e karakterizoi për mediat në Serbi si tentim vrasje, dhe menjëherë shfrytëzoi rastin që ta lavdërojë shefin e tij Albin Kurti dhe policinë e tij se si reaguan mirë dhe ja sa shumë ishin kushtuar rritjes së sigurisë së serbëve në Kosovë që Stefan Tomiç u rrah brutalisht të nesërmen në Klokot”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Më pas Lista Serbe i është referuar një deklarate që Rashiq e ka dhënë në një television shqiptar ku tha se deklarata e tij për këtë rast është keqkuptuar dhe është nxjerrë jashtë kontekstit.
“I njëjti ministër ilegal i Kurtit, Rashiq tha mbrëmë në një emision televiziv shqiptar se është keqkuptuar, se nuk ka thënë se është tentim vrasje”.
Për shkak të një tentative të drejtpërdrejtë për të minimizuar përgjegjësinë e atij që tentoi të vras Stefanin dhe Milloshin, jemi të kënaqur që Nenad Rashiq nuk është në gjendje t’i vizitojë, sepse lind pyetja se çfarë mund t’i thotë kur i ndryshon deklaratat në dy ditë.
- Advertisement -
Tutje, Lista Serbe në reagim tha se nuk përjashtohet mundësia që nesër Stefani e Milloshi të fajësohen për atë që ka ndodhur.