Erling Haaland dhe Manchester City janë duke negociuar një kontratë të re dhe marrëveshja për nënshkrimin e saj nuk është larg. Rafaela Pimenta dhe drejtuesit e klubit anglez kanë pasur disa takime, gjithçka tregon se sulmuesi norvegjez mund të rinovojë e përmirësojë angazhimin aktual ndaj kampionit të Premier League.
Manchester City donte të tregonte të gjithë besimin e mundshëm karshi sulmuesit. Larg gjithçkaje që është thënë, Haaland nuk ka bërë kurrë ndonjë gjest që mund të tregonte siklet në dy vitet e tij të para me “qytetarët”, përtej momenteve specifike të zhgënjimit sportiv, kur bëhej fjalë për mos hyrjen në lojë.
Mesazhi nga klubi ka qenë i qartë, plot besim ndaj norvegjezit. E njëjta gjë nga Guardiola, i cili sa herë që është pyetur, ka përforcuar pozicionin e sulmuesit brenda skemës së tij të lojës. Nëse marrëveshja mbyllet, ai do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës, diçka që Kevin de Bruyne e mban tani. Shifrat e shfaqura në Angli ndryshojnë, por gjithmonë është folur për 24 milionë euro neto në sezon.
Ndryshe nga verat e mëparshme, Haaland nuk ka qenë në qendër të thashethemeve për ndonjë largim të mundshëm nga “Etihad” apo ndryshim peizazhi. Zbarkimi i Mbappe te Real Madridi ka vepruar si frenues për çdo spekulim në lidhje me një operacion të mundshëm gjatë merkatos së fundit. Duket sikur e vetmja skuadër që sulmuesi mund t’i bashkohej është Real Madridi.
- Advertisement -
Me francezin në “Bernabeu” nuk ka pasur vend për të folur rreth interesimit të Real Madridit, as të ndonjë ekipi tjetër. PSG, ndoshta destinacioni tjetër i mundshëm, është tërhequr nga shpenzimet shumëmilionëshe, duke u orientuar drejt një profili tjetër lojtarësh, më pak yje dhe më shumë lojtarë ekipi.
Sulmuesi norvegjez mbërriti te Manchester City në verën e vitit 2022 në këmbim të 60 milionë eurove, pasi u ekspozua për muaj të tërë dhe pa lëvizjet që po bëheshin në merkato, veçanërisht te Real Madridi, siç dëshmohej nga prania e të ndjerit Mino Raiola në kryeqytetin spanjoll. Që nga transferimi i tij në klubin anglez është folur pothuajse më shumë për klauzolat e largimit dhe operacionet e ardhshme sesa për realitetin që e rrethon në ekipin më të mirë aktualisht në Premier League.
Interesimi i Manchester City dhe e kaluara e Alf-Ingle, babait të futbollistit, si lojtar i klubit të “Etihad”, e anoi peshoren nga futbolli anglez. Nuk është tunduar kurrë, edhe nëse ka marrë ndonjë oferte tepër të rëndësishme ekonomike. Gjithmonë, siç e ka pranuar herë pas here agjentja e tij, Pimenta, “Erling është qind për qind pronar i fatit të tij”.
Ajo që duket gjithashtu e qartë është se Haaland dhe agjentja e tij do të ruajnë opsionin për të kontrolluar të ardhmen e norvegjezit. Ky është maksimumi në një marrëdhënie që shtrihet tashmë me kalimin e kohës për tetë sezone. Përveç besnikërisë ndaj Manchester City, sulmuesi nuk përjashton kurrë asgjë, prandaj kjo liri e dëshiruar është pjesë e kontratës së tij.