Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka revokuar shtetësinë për katër ligjvënës ukrainas të dyshuar për tradhti, tre prej të cilëve janë pjesë e një partie të ndaluar pro-ruse.
Heqjen e shtetësisë ju benë: Andriy Derkach, Taras Kozak, Renat Kuzmin, dhe Viktor Medvecdchuk. Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se kjo u bë duke u bazuar në materialet e përgatitura nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë.