Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka treguar se rruga “Xhorxh Bush” nuk është hapur për arsye së janë duke u kryer intervenime në këtë rrugë.
Komuna e Prishtinës vikendin e kaluar ka larguar shtëpizat që ishin të vendosura në rrugën “Xhorxh Bush”, ku për më shumë se një muaj kjo rrugë ishte mbyllur për qarkullim të veturave.