Pasuritë minerale të Kosovës, njihen edhe më gjerë. Ndonëse për shkak të rrethanave të ndryshme politike, por edhe historike, ato prezantohen endë nën emrin e Jugosllavisë.
Një prej këtyre rasteve është edhe në muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë të Austrisë.
Në pjesën ku tregohet për gurët e çmuar, minerale dhe metale nga të gjitha vendet e botës, është edhe një nga miniera e Trepçës në Mitrovicë.
Sidoqoftë, ky guri i çmuar nga Trepça, duket se qëndron aty për një kohë të gjatë, sepse shteti nga i cili shkruan se vjen ky mineral, ka më shumë se një dekadë që nuk ekziston.