Real Madridi ndalet që në ndeshjen e parë të La Liga dhe merita është e Vedat Muriqit, Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sot me fanellën e Majorkës duke ndalur ekipin e Ançelotit.
Madrilenët me sulmin e ëndrrave që nga minuta e parë, kërkuan të gjenin golin sa më shpejt dhe ia dolën falë Rodrigos në minutën e 13 të takimit.
Por në fillimin e pjesës së dytë, ishte Muriqi ai i cili barazoi shifrat, duke vendosur në baraspeshe ndeshjen edhe një herë për ekipin e tij.
Më pas Reali provoi në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ia doli as me zëvendësimet duke aktivuar Brahim Diaz apo Gyler, duke shpërdoruar raste të mira dhe në fund duke u kënaqur me vetëm një pikë në javën e parë të kampionatit.
- Advertisement -
https://streamin.me/v/ynsi64ee