Kur gjërat dalin jashtë kontrollit. E tillë ishte situata në ndeshjen mes gjeorgjianit Sandro Bazantze dhe egjiptianit Mohamed Amer për fazën e 16-të me rezultatin 14-14 dhe pikën e radhës për të vendosur se kush do të shkojë në gjysmëfinale.
Bazandze i Gjeorgjisë u mund 15-14 nga Mohamed Amer, por ai mendoi se pika e fundit ishte e tij dhe reagimi i tij ishte më se intensiv. Të dy sportistët festuan duke pasur parasysh se kishin fituar ata. Megjithatë, pas një minute dhe pasi gjyqtarja spanjolle Vanessa Cicon pa videon, ajo u rikthye në vendin e saj dhe i dha pikën egjiptianit që vazhdoi të festonte, në të njëjtën kohë kur kundërshtari i tij gjeorgjian këmbënguli që ta shikonin sërish fazën.
“Kontrollojeni sërish! Shikoni videon,” -ulëriti Bazandze, ndërsa zyrtarët e Federatës së Skermës së Gjeorgjisë goditën me furi parullat reklamuese pas sekretariatit.
Për më tepër shihni videon.