Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, konfirmohet programi i Alvaro Moratas për sot, ku spanjolli do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në Madrid, i shoqëruar nga një përfaqësues i stafit mjekësor të Milanit.
Ai do të ndiqet, gjithmonë në Madrid, nga Xhorxho Furlani, administratori i klubit kuqezi dhe ndërmjetësi i negociatave për Milanin, avokati Bepe Boco, për nënshkrimet e kontratave. Sipas informacioneve të fundit, Morata do të nënshkruajë një marrëveshje me Milanin për katër vitet e ardhshme (plus një opsion) me 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse, duke iu afruar atyre gjashtë që merr aktualisht te Atletiko.
Asnjë negociatë mes klube, me Milanin që ka paguar menjëherë klauzolën prej 13.5 milionë euro të 31-vjeçarit i cili do të mbajë numrin 9. Ndërkohë, për prezantimin e tij duhet pritur muaji gusht. I njejti diskutim vlen për ndeshjen debutuese të spanjollit që duhet të jetë gati për të dhënë kontributin e tij që nga 13 gushti, që përkon me datën e zhvillimit të trofeut “Silvio Berluskoni”, të cilin do ta diskutojë kundër Monzës.
DY ARRITJE – Alvaro Morata do të jetë lojtar i ri i Milanit dhe i 12-ti spanjoll në vitet 2000. Ndërkohë, “Transfermarkt” ofron një renditje të nënshkrimeve më të shtrenjta të “Djallit” në rolin e sulmuesit. Sipas vlerësimit të kësaj faqeje të specializuar, Morata i cili do të blihet për 13 milionë euro do të jetë qendërsulmuesi i gjashtëmbëdhjetë më i shtrenjtë në historinë kuqezi.
- Advertisement -
KONFIRMIMI – Ndërkohë, Morata është ndaluar nga mediat spanjolle dhe nuk ka ngurruar të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me largimin nga Spanja. “Kam ardhur për t’u përshëndetur me shokët dhe trajnerin. A do të shkoj te Milani? Fillimisht duhet të kaloj më sukses vizitat mjekësore, por po do të shkoj…”, kanë qenë fjalitë e 31-vjeçarit i cili e ka pohuar edhe vetë rikthimn në Serinë A për të tretën herë në karrierë. Por, aventura e radhës është te Milani dhe jo më te Juvja, si dy të parat.