Sportistët që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024, kanë pranuar flamurin shtetëror nga presidentja Vjosa Osmani.
Në platon e Amfiteatrit të Gërmisë, ku u mbajt ceremonia zyrtare e dorëzimit të flamurit, ishin të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, trajneri, Driton Kuka, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, trajnerë, drejtues të federatave sportive, sportistë dhe sportdashës.
Fjalë rasti mbajtën presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, presidenti i KOK-ut, Krasniqi dhe kampionja botërore dhe evropiane e xhudos, trajnerja, Majlinda Kelmendi. Nga fjalimet e tyre u tha se ky është një moment historik për Kosovën, që edhe në këtë olimpiadë Paris 2024 po merr pjesë me një super ekip dhe me super sportistë, duke theksuar se përfaqësimi i republikës sonë është përgjegjësi që kërkon përqendrim profesional dhe atdhedashuri njerëzore.
Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Paris 2024 me nëntë sportistë. Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.
- Advertisement -
Lojërat Olimpike do të mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht 2024.