Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Qeveria e Kosovës: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit
Lajme

Qeveria e Kosovës: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Published 03/07/2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimet e sotme të kryenegociatorit Besnik Bislimi, që pati me emisarin special të dialogut, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Qeveria tha se në takimet e sotme u fol mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, ku sipas tyre, është element kryesor dhe i parë për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes, bashkë me Aneksin e Ohrit, mbi Planin e Sekuencimit, Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, rreth mungesës së përparimit në zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur me dhunë si dhe zbatimin e një numri marrëveshjesh të tjera, përfshirë IBM-in si dhe atë për vizitat zyrtare.

“Nga diskutimet, sidomos në dy pikat e para, u ekspozua sërish fakti tashmë i konfirmuar disa herë dhe publikisht që Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj”.

“Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Më tej, qeveria tha se Bislimi evidentoi në takim edhe zvarritje në zbatim të Marrëveshjes së Energjisë, teksa qeveria insistoi se Marrëveshja Bazike, pikë fillestare duhet ta ketë formalizimin e marrëveshjes mes palëve.

“Takimi i sotëm, që zgjati më shumë se 6 orë, nisi me takime bilaterale, ndërsa u përmbyll me atë trilateral. Vazhdimi i procesit mbetet tek përpjekja për të gjetur rrugën përpara në arritjen e dakordimit rreth formalizimit dhe planit të sekuencimit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të cilën BE-ja e ka shpallur si ligjërisht të obligueshme në tërësinë e saj dhe aneksit të zbatimit, që pikë filletare duhet ta ketë formalizimin e marrëveshjes mes palëve”, thuhet në njoftim.

KosPress Portal 03/07/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare
Lajme 18/05/2025
Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë
Lajme 18/05/2025
Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025
Lajme

Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

18/05/2025
Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?