Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për përballjen mes Italisë dhe Shqipërisë më 15 qershor. Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi u ka thënë italianëve se Shqipëria është një kundërshtar për të mos u nënvlerësuar.
De Biazi është shprehur se Broja është një lojtar që mund të shfrytëzojë edhe mundësinë më të vogël, ndërsa Asani dhe Seferi janë imagjinata jashtë zone e Kombëtares së Silvinjos.
“Në mesfushë Asllani dhe Ramadani dinë të filtrojnë dhe rifillojnë aksionin. Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të shfrytëzojë çdo mundësi të vogël.
Asani dhe Seferi garantojnë imagjinatën nga jashtë. Dhe kushtojini vëmendje tifozëve të tyre: të shtunën në Dortmund do të ketë mijëra shqiptarë entuziastë.
- Advertisement -
Nuk e di se çfarë taktike do të përgatisë Silvinjo, nëse do të vendosë të na sulmojë apo të na presë. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive. Silvinjo kishte mësues të shkëlqyer, për shembull ai punoi me Roberto Mançinin.
Nuk e shoh te ne të spekulojmë dhe kjo mund të jetë një avantazh për ne. Shqipëria është një kundërshtar për të mos u nënvlerësuar, por Spaleti e di mirë këtë. Ne jemi favoritët e duhur”, ka thënë Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/