Përditësimi më i fundit i softuerit për iPhone ka shtuar një veçori të re për smartfonin popullor dhe të shumëkërkuar, por një funksion i ri i tij ka ngjallur shqetësim pasi përdoruesit thonë se do të rrisë grabitjet në rrugë.
Veçoria e re përqendrohet në mënyrën se si ne paguajmë për blerjet tona dhe shton një veçori shtesë për pronarët e iPhone.
Na ndodh që të jemi disa, të dalim në bar apo restorant dhe në fund, njëri nga ne të kalojë kartën për të gjithë dhe më pas secili i jep pjesën e vet. Por ky proces mund të zgjasë shumë, deri disa orë që kalimi i pagesës të procesohet.
Ky është pikërisht problemi që Apple dëshiron të zgjidhë me përditësimin më të fundit të iOS, duke i lejuar përdoruesit e iPhone t’i dërgojnë para njëri-tjetrit thjesht… duke afruar pajisjet e tyre. Kalimi bëhet përnjëherë, thjesht duke afruar celularin e njëri-tjetrit.
- Advertisement -
“U publikua metoda e re e vjedhjes”
Në faqen e internetit të Apple thuhet: “Përdoruesit kanë tani mënyra të reja për të paguar me Apple Pay, duke përfshirë mundësinë për të shlyer pagesat dhe aksesin për ndarje të pagesës në këste nga kartat e tyre të kreditit ose debitit.”
Por ka një gjë që i ka shqetësuar njerëzit, të cilët dolën në rrjetet sociale për të ndarë pikëpamjet e tyre.
Shumë prej tyre e quajnë këtë funksion të ri si shans i rritur i plaçkitjeve në rrugë. Ata i frikësohen njerëzve që mund të abuzojnë me këtë funksion, i cili do të bënte që disa të përdorin mashtrimin, ose dhe krime më të rënda si plaçkitja, për të fituar para të shpejta dhe të pandershme.
Për përdoruesit e iPhone, “sapo u publikua metoda e re e vjedhjes së parave”. /noa.al