Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, është shprehur krenar për partneritetin e ndërsjellë mes dy vendeve.
Ndërsa ka uruar Ditën e Çlirimit, Hovenier madje ka ndarë një mesazh emocionues se SHBA u qëndroi pranë kosovarëve që nga fillimi, dhe siguron se u janë pranë edhe tash por edhe në të ardhmen, transmeton klankosova.tv.
”Ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës. Kemi qenë me ju që nga fillimi. Jemi me ju tash. Dhe mirëpresim të qëndrojmë përkrah jush në vitet në vijim. Urime”, ka thënë mes tjerash, Hovenier.