Mbrojtësi i Atalanta, Berat Djimsiti, kapiteni i Shqipërisë dhe kundërshtari i radhës i Italisë në Europian, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për debutimin e tij në kompeticionet europiane:
“Kur luan kundër Italisë nuk ke avantazhe, por njohja e kundërshtarit mund të jetë e dobishme për ne. Nëse e filloni mirë kompeticionin, atëherë fitoni besim për ndeshjet e mëpastajme.
Kjo mund t’ju ndihmojë t’i menaxhoni ndeshjet në vazhim më mirë. Italia është favorite të shtunën, sepse e dimë mirë potencialin teknik të saj, të një skuadre që ka fituar Kampionatin Europian tri vite më parë.
Pas vitit 2021, kombëtarja italiane ka pasur ulje-ngritje, por është e qartë që nuk duhet ta nënvlerësojmë, por ta respektojmë maksimalisht”.