Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme testin e parë miqësor të muajit qershor.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Lihtenshtejnin.
Sfida që do të zhvillohet në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari, do të startojë në orën 20:00.
Do të shohim më në fund një ‘grimcë’ të Shqipërisë europiane me Sylvinhon që do të testojë lojtarët për të qartësuar idetë e tij.
- Advertisement -
E rëndësishme është që braziliani të marrë mesazhet e duhura nga kjo sfidë, por fitorja sigurisht që shërben për të ngritur akoma më shumë moralin.
Sylvinho ka përzgjedhur edhe 11-shen titullare duke bërë disa ndryshime nga formacioni me të cilin jemi mësuar t’i shihnim gjatë kualifikueseve.