Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të zhvillojë sot miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Hungari.
Në takimin që starton me fillim nga ora 20:00, Sylvinho ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në formacion, pra do të luajnë ata që kanë pasur më pak minuta, shkruan Klankosova.tv
Pas kësaj miqësore, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin e dytë miqësor ndaj Azerbajxhanit me datë 7 qershor për t’u përgatitur më pas për Evropianin që do ta hapin ndaj Italisë më datë 15 qershor.