Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Hapja e Urës së Ibrit, Zyra e BE-së: Çdo vendim duhet të kordinohet në kuadër të dialogut
Lajme

Hapja e Urës së Ibrit, Zyra e BE-së: Çdo vendim duhet të kordinohet në kuadër të dialogut

Published 30/05/2024
Share
SHARE

Hapja e Urës së Ibrit është bërë temë diskutimi së fundmi në vend.

Lidhur me këtë janë deklaruar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësja Ioanna Lachana tha se çdo vendim lidhur me urën në fjalë duhet të bëhet në kuadër të dialogut në Bruksel .

Ajo deklaroi se hapja e urës është marrëveshje e arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, tha Lachana.

Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë i ftoi palët që të zbatojnë çdo marrëveshje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, deklaroi Lachana.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe policia.

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut Veton Elshani, i pyetur në lidhje me mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit për trafik, tha për Klankosova.tv se “policia është e gatshme të zbatojë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës”.

- Advertisement -

Për këtë temë ka reaguar edhe Lista Serbe, duke thënë se hapja e urës duhet të bëhet në pajtim me serbët që jetojnë në veri të Kosovës. /Klankosova.tv

KosPress Portal 30/05/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përpjekja e 19-të pa sukses, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar
Lajme 21/05/2025
Dy skuadra angleze në betejën finale të Ligës së Evropës
Sport 21/05/2025
Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Zvicër
Lajme 21/05/2025
Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përpjekja e 19-të pa sukses, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar

21/05/2025
Lajme

Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Zvicër

21/05/2025
Lajme

Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)

20/05/2025
Lajme

Vetaksident fatal në Fushë-Kosovë, humbin jetën dy persona

20/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?