Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS, prejse Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim që t’ua mundësojë ndërrimin e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se ky vendim i MPB-së ishte i duhur dhe i nevojshëm.
“Që nga 9 maji deri me 22 maj, qytetarët serbë janë duke i konvertuar patentë shoferët. Procedurë e tyre është duke shkuar mirë. Nga shifrat që kanë aplikuar nga i nënti deri me 22 janë diku rreth 360 qytetar. Vendimi ishte më së i nevojshme arsye ishte se këta qytetarë i regjistruan kerret në RKS po nuk kishin patën shofer të Republikë së Kosovës, kështu që ishte e nevojshëm që këta qytetar të përkthejnë patente shoferët nga strukturat ilegale ashtu siç i kryhen edhe automjete edhe të kompletohen edhe ne komunikacion”, ka thënë Camaj.
- Advertisement -
Pas liberalizimit të vizave, ai shtoi se interesim të madh serbët kanë shprehur edhe për pajisje me pasaporta të Kosovës.
“Edhe qytetarë serb, pas liberalizmit të vizave edhe qytetarët nëpër komunat veriore kanë shtuar interesim të madh për tu pajisur me pasaporta. Vlejnë të theksohet se shifrat janë shumë të mëdha krahasuar me vitet e kaluara. Që nga një janari deri me 22 maj, janë pajisur me pasaporta diku rreth 2 mijë e 500 qytetar serb. Që do të thotë nëpër katër komunat veriore, por edhe nëpër komunat tjera që janë me shumicë serbe të gjithë qytetarët serb janë të interesuar të pajisen me pasaporta”, ka thënë ajo.
Kryeshefi i ARC-së ka thënë se në nivel vendi, rreth 22 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta.