Është caktuar gjyqtari kryesor për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Dortmundit.
Siç ka bërë të ditur UEFA, përcjell klankosova.tv, Slavko Vincic, do të jetë gjyqtari kryesor në finalen e Ligës së Kampionëve.
44-vjeçari slloven do të vendosë drejtësi në finalen e “Wembley”-it më 1 qershor.
Vincic ka gjykuar në 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
- Advertisement -
Kjo është finalja e dytë evropiane për të, teksa më parë ka gjykuar në finalen e Europa League mes Frankfurt dhe Rangers në sezonin 2021-2022.