Edhe pse tashmë është shpallur kampion në Bundesligë, Bayer Leverkusen vazhdon të fitojë sikur të luftojë për ta fituar titullin.
“Viktima” e radhës në xhiron e tridhjetë e tretë ka qenë Bochum.
Ndeshja e zhvilluar në “Vonovia Ruhrstadion” është mbyllur me rezultat 0-4.
Schick (41′), Boniface (45 + 2′), Adli (76′) dhe Stanisic (86′) Grimaldo (90 + 3′) kanë shënuar për fitoren e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.
Pas kësaj fitore, Leverkusen arrin në kuotën e tetëdhjetë e shtatë pikëve. Në vendin e dytë gjendet Bayern Munich me shtatëdhjetë e dy pikë, pesëmbëdhjetë pikë më pak se sa Leverkusen.