Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë, i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha, i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke.
Sipas FSK-së, ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre.